Fjalë Kyçe

Zhvillimet dramatike në vend, Isa Mustafa mbledh partinë

Zhvillimet dramatike në vend, Isa Mustafa mbledh partinë

Pas zhvillimeve të fundit rreth konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-ushtarëve të UÇK’së, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur mbledhje të kryesisë, raporton Express

Në selinë e LDK’së janë mbledhur anëtarët e kryesisë së partisë.

Kryetari Isa Mustafa, ka arritur para pak minutash, derisa pas tij në seli janë parë edhe Agim Veliu, Arban Abrashi, Vlora Dumoshi, Lutfi Haziri, e Skender Hyseni.

Para mbledhjes ata nuk janë deklaruar për media, derisa kanë thënë se këtë do ta bëjnë pas takimit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi, i cili sot dha dorëheqje nga ky post.

Në vend të Thaçit, ushtruese e detyrës së Presidentes është Vjosa Osmani, e cila tashmë ka pranuar detyrën.

Specialja ka konfirmuar aktakuzën edhe ndaj Kadri Veselit, i cili deri më sot ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe Veseli sot deklaroi se do të tërhiqet nga të gjitha pozitat politike, deri në përfundim të proceseve në Hagë.