Zinedine Zidane nuk ka kursyer lëvdatat për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.
Trajneri francez ka thënë se Benzema tani është ajo që Ronaldo ishte në historinë e këtij klubi.
Benzema shënoi dy gola dhe bëri një asistim në fitoren 6:0 të Real Madridit në Ligën e Kampionëve kundër Galatasaray.
“Numrat e tij thonë gjithçka. Të gjithë ata që e kuptojnë futbollin, e dinë që Benzema është një lojtar me cilësi”, ka deklaruar Zidane, përcjell lajmi.net.
“Ai është i rëndësishëm për skuadrën, i rëndësishëm për sulmin”.
“E vetmja gjë që ka ndryshuar që nga largimi i Cristiano Ronaldo është se ai është pjekur. Ai tani është ajo që Ronaldo ishte në historinë e këtij klubi. Ai po bën gjëra fantastike dhe ne duhet t’i shijojmë”.