Trajneri, Zinedine Zidane është mllefosur me stafin mjekësor të Real Madrid pas një dëmtimi tjetër në klub, këtë herë të Karim Benzemas, që ka pësuar lëndim në stërvitje.
Benzema është lojtari i 9-të i që nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Valladolid, shkruan lajmi.net.
Los Blancos kanë pasur probleme të shumta me lëndime këtë sezon, e Benzema tanimë bëhet lojtari i 20-të që lëndohet në këtë sezon për klubin.
Real Madrid ka vetëm 11 lojtarë nga ekipi i parë për ndeshjen e ardhshme, një situatë që Zidane e konsideron të papranueshme përpara ndeshjes së mesjavës kundër Atalanta.
Në përgjithësi, lojtarët e Madridit kanë humbur 823 ditë për shkak të lëndimeve këtë sezon ose 146 ndeshje.