Fjalë Kyçe

‘Zidane i ri’ që kaloi 1694 ditë pa shënuar gol

‘Zidane i ri’ që kaloi 1694 ditë pa shënuar gol

Kanë kaluar saktësisht 1694 ditë që ish-ylli i Milanit, Adel Taraabt ka shënuar gol.

U desh të kalonin plot 1694 ditë që mesfushori ofanziv marokien të gjente rrugën e rrjetës. ‘’Zidane i ri’’, sic njihet ndryshe lojtari, realizoi këtë të premte golin e shumëpritur me Benfican në fitorën 3-2 kundër Belenenses.

Goli i tij i fundit para të së premtes ishte ai kundër Napolit gjatë kohës kur po luante në Genoa, përcjell lajmi.net.

Karriera e lojtarit viteve të fundit ka pësuar rënie drastike. Kur në vitin 2007 nënshkroi për Tottenham Hotspur, lojtari i ri u duk shumë premtues aq sa edhe Jermaine Jeanes deklaroi se e kanë gjetur Zidanin e ri, por nuk ndodhi ashtu.

Pas eksperiences me Spurs, lojtari u largua te Queen’s Park Rangers, ekip ky që i ndihmoi të kalonte te gjiganti italian, Milan, e cila nuk e mbajti më shumë se gjashtë muaj përkundër paraqitjeve të mira.

Momentalisht lojtari luan për Benfican, ekip ky që pritet të jetë ai që të bëjë 30-vjecarin të shkëlqejë përsëri.