Fjalë Kyçe

Zidane: Luftojmë deri në minutën e fundit, nuk iu kam thënë lojtarëve se do largohem

Zidane: Luftojmë deri në minutën e fundit, nuk iu kam thënë lojtarëve se do largohem

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është deklaruar pas fitores ndaj Athletic Bilbaos.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 0 – 1, por prapë janë dy pikë prapa në tabelë, ngase Atletico Madrid mposhti Osasunan, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, Zidane tha se do vazhdojnë të luftojnë për ligën deri në fund të sezonit.

“Ne vazhdojmë të luftojmë deri në minutën e fundit. E dinim që kjo ligë do ishte deri në minutën e fundit dhe ne do luftojmë për të. Jam i lumtur me ndeshjen e sotme dhe që jemi ende në garë”.

“Si mund t’iu thosha lojtarëve që do largohem? Është gënjeshtër. Jam i fokusuar në këtë sezon, na intereson përfundimi. Pjesën tjetër do e shohim në fund të edicionit”.

“Kjo skuadër e meriton fitoren, pavarësisht që ka pasur probleme këtë vit. Do japim shpirtin në fushë”.

“Asgjë nuk ka ndodhur me Eden. Duhet të zgjedhë 11 lojtarë. Eden është këtu, kontribuon si të gjithë të tjerët”.

“Nacho duhet të përfundojë karrierën në Madridi. Paraqitjet e tij flasin vetë. Ai e meriton të jetë këtu”, përfundoi ai.

Në xhiron e fundit ku do vendoset fituesi i La Liga-s, Reali përballet me Villarrealin, derisa Atletico ndaj Real Valladolidit.