Zinedine Zidane kaloi një javë mjaft të vështirë.
Trajneri francez la në emergjencë kampin stërvitor të Real Madrid-it në Kanada, pasi vëllai i tij u nda nga jeta.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se Zidane është kthyer me skuadrën.
Ai ka mbërritur të hënën në Kanada dhe ditën e sotme do të drejtojë stërvitjen e skuadrës.
Ai do të takohet me lojtarët dhe do të drejtojë seancën stërvitore.
Numri një i stolit i rikthehet menjëherë punës, pavarësisht momentit të vështirë që ndodhet.