Fjalë Kyçe

Zidane paralajmëron një transferim të madh

Zidane paralajmëron një transferim të madh

Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se ndoshta do të ketë transferime të reja deri në fund të merkatos dhe mund të ketë më shumë lëvizje.

Dritarja e transferimeve është e hapur deri të hënën dhe Los Blancos ende shpresojnë të nënshkruajnë me një lojtar tjetër ose dy.

“Çdo gjë mund të ndodhë deri të hënën”, tha Zidane në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Villarreal kur u pyet në lidhje me shanset e tyre për të transferuar një lojtar të minutës së fundit, përcjell lajmi.net.

“Një bombë, dy bomba … Por gjëja e rëndësishme është ndeshja e nesërme”, përfundoi ai.

Bruno Fernandes, Paul Pogba dhe huazimi i Areolas janë emrat e përfolur që po lidhen me Real Madridin në ditët e fundit të transferimeve.