Fjalë Kyçe

Zidane tregon pse Bale nuk ishte i ftuar për ndeshjen ndaj Villarealit

Zidane tregon pse Bale nuk ishte i ftuar për ndeshjen ndaj Villarealit

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka thënë se nuk ka asgjë të dyshimtë rreth përjashtimit nga skuadra të Gareth Bale për ndeshjen kundër Villarreal, të fituar 3-2 nga madrilenët.

“Unë duhet të zgjedh një ekip dhe kjo është gjithçka”, ka thënë trajneri francez pas ndeshjes. “A është një mesazh për lojtarin? Jo, mund ta interpretoni si të doni. Detyra ime është të zgjedh skuadrën, nuk ka asgjë më shumë”.

Në vazhdim, Zidane ka folur edhe për sulmuesit e tjerë të ekipit, veçanërisht për Mariano Diaz, i cili realizoi dy gola. “Ai nuk ka pasur shumë mundësi, sepse ka qenë i dëmtuar”, ka thënë Zidane. “Jam i gëzuar për të dhe dy golat që shënoi”.

Edhe Vinicius u kthye kundër Villarreal-it pas një dëmtimi që mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. “Ai duhet të punojë. Kemi edhe dy  ndeshje për të luajtur dhe më pas do të mendojmë për sezonin e ardhshëm. A do ta grumbulloja për Kupën e Amerikës? Unë nuk jam Tite, të shohim se çfarë do të ndodhë”./Gazeta Alo