Mesfushori i Chelseas, Hakim Ziyech ka njoftuar pensionimin nga Kombëtarja e Marokut.
Vendimi erdhi pasi 28-vjeçari nuk u ftua në skuadrën e Marokut për Kupën e Afrikës në muajin e kaluar, transmeton lajmi.net.
Ziyech që ka 40 paraqitje për Marokun ka konfirmuar që më në nuk do jetë i hapur për të pranuar asnjë ftesë.
“I kuptoj ata, por nuk do rikthehem më te Kombëtarja. Po, është vendimi im përfundimtar”.
“Është e qartë për mua se si janë duke shkuar gjërat atje. Është plotësisht e qartë dhe jam i fokusuar se çfarë jam duke bërë dhe tani është klubi im, deklaroi ai për “Abu Dhabi Sports”.
I pyetur se nëse është ndjerë keq pas vendimit, Ziyech u përgjigj: “Sigurisht, kush nuk ndihet”.
“Por, në fund të ditës, është vendimi që kam marrë dhe duhet ta respektoni. Siç thashë nuk kthehem më në Kombëtare. E kuptoj situatën, ndihem keq për ta kjo është situata tani”.
Ndërkohë, Chelsea është duke u përgatitur për takimin e Kupës së Botës për klube, atë kundër Al-Hilal.