Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmë dhe pjesërisht ka shkatërruar Ponte Di Ferro, anijen e hekurt industriale që lidh dy rajonet e Romës, Ostinezen me Trasteveren.
Zjarri shpërtheu mbrëmë pak pas mesnatës, kurse zjarrfikësit italianë kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin rreth orës 2, raporton agjencia Ansa. Zona e urës industriale është qendra e jetës së natës në Romë, transmeton Telegrafi.
Sipas informacioneve të para nuk ka viktima, e sipas disa dëshmitarëve – zjarri shpërtheu në barakat e të pastrehëve që gjenden nën urë, ku më pas u zgjerua zjarri dhe përfshiu restorantet dhe baret që janë afër. Madje nuk është hedhur poshtë mundësia që një defekt elektrik të kenë qenë shkak i shpërthimit të zjarrit.
The tragic moment when Rome’s “Ponte di Ferro” or “iron bridge” broke apart in flames early this morning. Built in 1860s, it was iconic. Luckily no injuries. It’s thought gas canisters in shacks beneath could be to blame but could also be electric cables. pic.twitter.com/GWbMpvhznU
— Mark Lowen (@marklowen) October 3, 2021
Zjarri shkatërroi edhe infrastrukturën e gazit, duke bërë që autoritetet ta ndërprenë furnizimin përkohësisht për arsye sigurie. Kryetarja e Romës, Virginia Raggi, ka vizituar vendin ku ka shpërthyer zjarri – nga ku bëri të ditur se është e rëndësishme që nuk ka viktima në njerëz, por se sipas saj është e trishtueshme të shohësh shkatërrimin e një pjesë të historisë.
Eccolo che viene giù. #pontediferro pic.twitter.com/AOtEusNSYo
— Baruda (@baruda) October 2, 2021
Në zjarr është shkatërruar një pjesë e urës mbi lumin Tevere, e ekspertët duhet të përcaktojnë nëse pjesa e shembur mund të riparohet apo duhet ndërtuar ura e re. Kujtojmë që kjo urë ishte ndërtuar në vitin 1863. /Telegrafi/