Fjalë Kyçe

Zjarr i madh te një barnatore në lagjen Dardania në Prishtinë

Zjarr i madh te një barnatore në lagjen Dardania në Prishtinë

Një barnatore në lagjen “Dardania” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes. Ata kanë larguar banorët nga ndërtesa dhe lokalet përreth dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka konfirmuar Krasniqi për Express.

Gazeta Alo mëson se barnatorja që është përfshirë nga flakët është një nga barnatoret më të mëdha në Prishtinë. Bëhet fjalë për barnatoren Rexall.