Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese në Lipjan, një i burgosur i ka vënë zjarrin banjës së një pavioni
Rasti ka ndodhur të shtunën, ku një oficer ka njoftuar policinë se i dyshuari e ka shkaktuar zjarrin qëllimshëm.
Nga zjarri është dëmtuar një pajisje e banjës, e cila bëhet e ditur të jetë në vlerë të vogël.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, kurse i dyshuari do të intervistohet në ditët në vazhim”, bëhet e ditur në raportin e policisë.
Rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetime.