Një zjarr ka shpërthyer në një objekt banesor në lagjen Pejton në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se nuk u raportua për ndonjë person të lënduar.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha Ahmeti.
Nuk dihet ende shkaku i këtij zjarri.