Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa sipas informacioneve të dhëna nga policia mësohet se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.
“Me datë 17.11.2021, rreth orës 18:20 në rrugën “Fadil Deliu”, ka rënë zjarr në katin e dytë të një pallati, ku ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Burime të abcnews.al bëjnë me dije se fatmirësisht sapo është shpëtuar një fëmijë nga flakët.