Fjalë Kyçe

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, flakët përhapen edhe te banesat

Zjarr në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, flakët përhapen edhe te banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë pasdite tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, në lagjen Isa Boletini.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel, flakët kanë përpirë zonën e tregut, e për fat të keq, të favorizuara edhe nga era, kanë përfshirë edhe një banesë, si dhe po afrohen te banesa e dytë.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa banorët kanë qenë të parët që kanë ndihmuar njëri-tjetrin të evakuohen.

Ndërkohë zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënin nën kontroll të flakëve.