Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka kapluar sot një banesë në Ulpianë.
Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënè se 11 persona janë lënduar, e gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK.
“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 te tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi). Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti per Express.
____________
Raportohet për një të lënduar nga zjarri në një banesë në Ulpianë
Sipas dëshmitarëve raportohet se zjarri në Ulpianë është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, derisa raportohet se një mashkull ka pësuar lëndime të rënda.
Zjarri ka nisur mëngjesin e ditës së sotme, derisa, tashmë në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit.
____________
Zjarr në Ulpianë, po digjet një banesë
Një banesë është kapluar nga zjarri mëngjesin e ditës së sotme, raporton Express
Express ka siguruar foto dhe video nga vendi i ngjarjes.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje. Nuk dihet nëse ka persona të lënduar.