Para pak orësh një ndërtesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë.
Në këtë rast, dy banesa janë përfshirë nga zjarri derisa në vendngjarje kanë dalur zjarrëfikësit dhe policia e Kosovë.
Ndërkohë, Brigada e Zjarrëfikësve kanë treguar se shkaku i zjarrit ka qenë rryma.
“Kanë qenët orët e rrymës në flakë komplet. I kemi fikur, të lënduar nuk ka, vetëm një e kam parë duke i dhënë ndihmën e parë. Kjo nuk ka qenë banesa e vetme në zjarr. Më tutje edhe një banesë tjetër ka qenë për shkakun e njëjtë”, është shprehur Latif Zeka komandant i Brigadës së zjarrëfikësve, duke shtuar se ka qenë rastësi.