Australia prek ditësh është nën pushtetin e flakëve të cilat shkrumbuar miliona hektarë toke dhe jeta e egër është bërë hi.
Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën, gjysmë miliard kafshë janë zhdukur dhe mijëra shtëpi janë shkatërruar.
Australia është në gjendje të jashtëzakonshme dhe pasojat e këtyre zjarreve kanë prekur edhe Zelandën e Re.
Ndërkohë këngëtarja Vesa Luma e cila prej pak vitesh është vendosur në Zelandën e re me bashkëshortin dhe djalin, ka dëshmuar përmes fotosh të shkrepura nga shtëpia e saj tmerrin e tymit dhe qiellit të kuq prej zjarreve në Australi.