Një zjarr i madh ka kapluar një fabrikë çantash në kryeqytetin Indian, Delhi, duke lënë të vdekur 43 punëtorë.
Zjarri shpërtheu në ndërtesën katër-katëshe në një lagje të vjetër të qytetit, mëngjesin e së dielës, kanë bërë të ditur zyrtarët.
Members of India”s National Disaster Response Force (NDRF) head towards the site of the fire
Zona ku ndodhet fabrika – Tregu i Azad – ka shumë rrugica të ngushta, të cilat vështirësuan arritjen për zjarrëfikësit.
Shpëtimtarët duhej të bartnin viktimat mbi supet e tyre një nga një, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Të paktën 100 persona ishin duke fjetur brenda fabrikës, e cila kryesisht bën çanta shkollore, kur filloi zjarri.
Më shumë se 60 kanë shpëtuar.
Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin “të tmerrshëm” dhe shprehu ngushëllimet e tij.