Fjalë Kyçe

Zjarri kaplon malet afër Gërmisë

Zjarri kaplon malet afër Gërmisë

Një zjarr ka përfshirë disa drunj në afërsi të parkut ‘Gërmia’ në lagjen Sofalia në kryeqytet.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë që ekipet e zjarrfikësve janë në vendin e ngjarjes.

“Nga Sofalia është lajmëruar për një vatër zjarri gjatë ditës, zjarri është lokalizuar për një kohë dhe tani prap ka filluar të përhapet, policia e zjarrfikësit janë në vend ngjarje”, tha ai.