Fjalë Kyçe

Zjarri kaplon një pjesë të malit të Rugovës (FOTO)

Zjarri kaplon një pjesë të malit të Rugovës (FOTO)

Flakët kanë kapluar një pjesë të malit në Rugovë të Pejës, duke shkaktuar disa telashe në bllokim të rrugëve.

Në vend të ngjarjes kanë dalë Forcat e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit dhe zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes derisa me vendim të Ministrisë rruga është bllokuar për në fshatin Shtupec i Madh, njofton Klan Kosova.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Gjatë gjithë ditës së djeshme në vendngjarje kanë qëndruar FSK-ja, Policia e Kosovës dhe zjarrfikësit. Policia hedhur topa uji për të shuar zjarrin derisa KFOR ka ardhur në ndihmë me helikopterë. Zjarri ende nuk është shuar tërësisht dhe njësitet relevante po merren me rastin. Rruga është e bllokuar për qytetarë”.

Megjithatë, fatmirësisht zjarri nuk po përhapet shpejt.