Një zjarr i madh ka përfshirë bukuritë e rralla natyrore, Pishat e Deçanit.
Nga zjarri të cilin po e përhapin edhe erërat, po rrezikohet edhe pushimorja e fëmijëve.
Brigada e zjarrfikësve ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po qëndron edhe ekipi i Radio-portalit Njeshi.
Ende nuk dihen faktorët që kanë çuar në ndezjen e këtij zjarri, por dyshimet e para bazohen në faktorin njeri, gjegjësisht, mendohet se nga ndezja e mbeturinave kane ndodhur flakët.
Një apel sapo e ka lëshuar edhe Bashkim Ramosaj-kryetar i Deçanit, i cili nëpërmjet Njeshit ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes gjatë pastrimit pranveror të pronave të tyre.