Fjalë Kyçe

Zola optimisit për Higuain, ja çfarë thotë

Zola optimisit për Higuain, ja çfarë thotë

Zëvendës trajneri i Chelsea, Gianfranco Zola është shprehur optimisit për suksesin e Gonzalo Higuain tek Chelsea.

Ai beson se argjentinasi ka ardhur në kohën e duhur në Londër, dhe ka mundësi për ta përmirësuar karrierën e tij.

“20 vite më parë, 15 vite më parë, unë do të thosha se të vish në Chelsea është e vështirë” ka thënë Zola, transmeton lajmi.net.

“Tani, me këtë profesionalizëm, mosha 31 është kohë e mirë për tu transferuar. Plus, mosha ka dallime në persona. Duket sikur ai kujdeset për vetën” ka thënë tutje ndihmës trajneri i Sarri.

“Ai është lojtar që shënon në shumë mënyra, kështu që shpresojmë që ai t’i sjell kualitet në skuadrën tonë, që në këtë moment do të ishte shumë e nevojshme” ka thënë ndër të tjerash legjenda e Chelsea.

Kujtojmë se Higuain është transferuar në Londër në formë huazimi dhe do të luaj deri në fund të këtij sezoni.

Kartonin e lojtarit argjentinas e zotëron skuadra kampione e Serie A, Juventus.