Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve si dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Haradinaj, është zotuar së Qeveria e Kosovës do të ketë trajtim dinjitoz për kategoritë e luftës, shkruan Gazeta Alo.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se në këtë rrugë do të ecim me kujdes, për t’i ruajtur vlerat e lirisë përmes ligjit.
Postimi i tij i plotë:
Prita sot në takim shoqatat e dala nga lufta, Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve si dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UCK-së, ku ritheksova zotimin e Qeverisë së vendit, për trajtim dinjitoz të kategorive të luftës.
Në këtë rrugë do të ecim me kujdes, për t’i ruajtur vlerat e lirisë përmes ligjit!/Gazeta Alo/