Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar të hënën vendimin për leje të veçantë të qarkullimit me të cilin pajis me leje deputetët që do të marrin pjesë nesër në seancën e Kuvendit. Leja e lëshuar nga Sveçla vjen pas masave të reja nga Ministria e Shëndetësisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve që u vlerësua përsëri antikushtetuese nga njohës të sistemit kushtetues.
Me iniciativë të PDK nesër do të mbahet seancë ku do të diskutohet  propozimi një Pako Emeregjente financiare për kalimin e krizës me Covid-19.Leja për deputetët është një vendim i çuditshën nga Qeveria në detyrë e cila si duket po e shfrytëzon situatën për të koncentruar pushtet duke marrë vendime absurde pasi  një zv.ministër nuk ka të drejtë t’u japë ose jo leje të zgjedhurve të popullit.

Vendimi për lejim të qarkullimit të depuetëve ka katër pika.