Fjalë Kyçe

Zv.ministrja ukrainase – Serbisë: Përfitimi mbi gjakun e ukrainasve, i padenjë për një kandidat të BE-së

Zv.ministrja ukrainase – Serbisë: Përfitimi mbi gjakun e ukrainasve, i padenjë për një kandidat të BE-së

Zëvendësministrja e parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzheppar, ka kritikuar Serbinë për mbështetjen që po i jep Rusisë, duke lejuar fluturimet.

Në Twitter ajo ka shkruar se Serbia është i vetmi shtet në Evropë që e ka lënë qiellin e hapur për Rusinë. Këtë e ka quajtur të padenjë për një shtet kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“AirSerbia ka dyfishuar fluturimet direkte për në Moskë teksa linjat ajrore Evropës kanë ndaluar fluturimet për Rusi dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët dhe linjat private. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur për Rusinë. Të fitosh para mbi gjakun e ukrainasve është e padenjë për një shtet kandidat për në BE”, shkroi ajo.

Ukraina ka hyrë në ditën e 17-të të pushtimit rus. Mijëra të vrarë janë regjistruar nga të dyja palët deri tash. Shtetet në botë e kanë mbyllur qiellin për fluturimet ruse. Serbia ka thënë se është për ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës, por nuk i është bashkuar shteteve botërore për t’i vënë Rusisë sanksione. As nuk e ka mbyllur hapësirën ajrore.

https://twitter.com/EmineDzheppar/status/1502562893463789572?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1502562893463789572%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2F315361%2Fzv-ministrja-ukrainase-ndash-serbise-perfitimi-mbi-gjakun-e-ukrainasve-i-padenje-per-nje-kandidat-te-be-se%2F