Fjalë Kyçe

Zvicra aplikon masat e reja të izolimit për parandalimin e përhapjes së pandemisë

Zvicra aplikon masat e reja të izolimit për parandalimin e përhapjes së pandemisë

Zvicra ka nisur zbatimin e masës së dytë të izolimit të premten, pasi Qeveria ka urdhëruar mbylljen e restoranteve dhe qendrave sportive për një muaj.

Qeveria zvicerane ka bërë të ditur se kjo masë e ashpër është e domosdoshme për frenimin e përhapjes drastike të pandemisë në vend.

Numri i pacientëve të konfirmuar me koronavirus në Zvicër dhe në Lihtenshtajn ka kaluar deri më tani 400-mijëshin, ndërsa ai i të vdekurve ka shkuar në 6 mijë.

Në masat e reja të izolimit nuk janë përfshirë edhe resorët e skijimit, ku është lejuar grumbullimi i më së shumti pesë personave në një grup.

Lucerni dhe Schwuzi kanë njoftuar mbylljen e resorëve të tyre dimërorë teksa Berni ka paralajmëruar se do t’i mbajë ata të hapur deri në një vendim të radhës.