Fjalë Kyçe

Zymer Bytyqi gati për aventurën në Turqi, prezantohet te skuadra e re

Zymer Bytyqi gati për aventurën në Turqi, prezantohet te skuadra e re

Zymer Bytyqi ka kompletuar transferimin në Turqi te Konyaspor.

Ylli kosovar ka nënshkruar kontratë 2.5-vjeçare me Konyasporin, derisa së fundi ishte pjesë e Vikingut në Norvegji, shkruan Reporteri.net

Bytyqi do ta bartë fanellën me numër 14.

Më poshtë keni njoftimin e klubit turk:

“24-vjeçari Zymer Bytyqi, i cili luajti në Viking, një nga skuadrat norvegjeze dhe mund të luajë në të dy krahët pas sulmuesit, nënshkroi një kontratë 2.5-vjeçare me klubin tonë”.

“Zymer Bytyqi, luajti me ekipin Viking në 154 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe 30 asistime”.

“Bytyqi do të veshë fanellën me numër 14 në Ittifak Holding Konyaspor”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit turk.