Fjalë Kyçe

Zyra e Kryeministrit tregon arsyen pse u shkarkua sekretari i Ministrisë së Integrimeve

Zyra e Kryeministrit tregon arsyen pse u shkarkua sekretari i Ministrisë së Integrimeve

Komisioni Disiplinor për Pozita të Nivelit te Lartë Drejtues, që kryesohet nga Haki Abazi, zëvendëskryeministër, ka shkarkuar Kushtrim Cukajn nga detyra e Sekretarit të Ministrisë së Integrimeve.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate thotë se ndërprerje e marrëdhënies së punës për Kushtrim Cukajn u bë për shkak të shkeljeve të rënda dhe të shumta të detyrave të punës gjatë ushtrimit të funksionit të tij në këtë pozitë,

“Shkeljet e konstatuara kanë të bëjnë me keqadministrimin në lidhje me kontratat e lobimit, kontratat mbi qiradhënien e objektit për MIE dhe kontratat për marrëveshje të veçanta të shërbimeve në administratën e institucionit; shkaktimin e dëmit financiar ndaj MIE-së; shkeljen dhe mos-përfilljen e obligimeve që burojnë nga marrëveshja ndërkombëtare nga projekti Skema Profesionistët e Rinj; shkeljen e Kodit të Mirësjelljes në Shërbimin Civil; marrjen e masave disiplinore në mënyrë të jashtëligjshme ndaj stafit të MIE-së; mos-kryerjen e obligimeve për vlerësimin e rregullt vjetor sipas procedurave ligjore; komunikimin joprofesional në raport me partnerët e jashtëm; si dhe refuzimin për të zbatuar vendimin administrativ të formës së prerë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil”, thuhet në njoftimin e tyre.