Moderatori i njohur i emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendi, është larguar nga Grupi KOHA.
Kelmendi është larguar nga KTV-ja pas 22 viteve, ai këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook duke deklaruar se nuk do të jetë më pjesë e saj.
Ai ka falënderuar kolegët e tij që punoi me ta deri tani dhe pronarët Flaka Surroin dhe Veton Surroin.
Kujtojmë se kohën e fundit për Kelmendin është folur se do të fillon një punë të re në Klan Kosova.
https://www.facebook.com/adriatik.kelmendi/posts/10218417086710738