Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Afrim Tovërlani largohet nga Ferizaj

ZYRTARE: Afrim Tovërlani largohet nga Ferizaj

Afrim Tovërlani ka bërë me dije zyrtarisht se nuk është më trajner i Ferizajt.

Sipas trajnerit kosovar, ai u largua nga skuadra ferizajase, pasi nuk mundi të duronte situatën e krijuar.

“Po, jam ndarë me Ferizajn pasi u bë e tepërt. Kam pritur të përmirësohen gjërat, por kjo nuk ndodhi. Kryesia nuk i mbajti fjalët, pasi kishin planifikuar t’ua paguanin borxhet lojtarëve dhe transportin, si dhe t’i transferonin 4-5 futbollistë për ta siguruar ekzistencën, por kjo nuk ndodhi. Andaj, në fund vendosëm që secili të shkojë rrugës së vetë. Nuk e pash të udhës të sakrifikohesha. Shpëtim i vetëm për këtë klub është privatizimi”, ka thënë Tovërlani për Express.

Trajneri kosovar ka bërë me dije ndër të tjerash se ai ka oferta, por që ende nuk ka vendosur rreth të ardhmes së tij.