Fjalë Kyçe

Zyrtare: Altin Morina vazhdon me KB Rahovecin

Zyrtare: Altin Morina vazhdon me KB Rahovecin

KB Rahoveci dhe Altin Morina kanë vazhduar bashkëpunimin për së paku edhe një sezon, shkruan Zeri.info.

“Vreshtarët” kanë konfirmuar sot se basketbollisti prizrenas ka vazhduar kontratën.

“Altin Morina bardhekaltër për një tjetër vit

Një nga basketbollistët më të spikatur nga pjesa e dytë e sezonit të kaluar dhe jo vetëm, Altin Morina do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Klubit dhe lojtarit iu deshën shumë pak kohë që të pajtoheshin për bashkëpunim, ndërsa Morina shprehu gatishmërinë që të dhurojë gjithçka nga vetja, vetëm e vetëm që skuadra t’i arrijë objektivat” – thuhet në njoftimin e KB Rahovecit.