Klubi i futbollit, Gjilani ka vazhduar me përforcimet për sezonin e ri që do të fillojë pas një jave.
Gjilani ka njoftuar se e ka transferuar portierin Arion Ymerin.
Ymeri me gjilanasit ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, transmeton Klankosova.tv.
Këtë e ka bërë të ditur Gjilani nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me portierin, Arion Ymeri. Marrëveshja e klubit tonë me futbollistin Ymeri, është e vlefshme për dy edicionet e radhës. Ymeri në skuadrën tonë vie pas disa sezoneve të kaluara në KF Drenica nga Skënderaj. Të gjithë në klub i urojmë mirëseardhje Arion Ymerit, duke i dëshiruar sukses në synimet e vendosura së bashku me klubin”, thuhet në njoftimin e plotë të Gjilanit.