Arsenal ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës së sulmuesit Willian me marrëveshje të dyanshme.
Braziliani assesi nuk e gjeti formën te Arsenal pas transferimit nga Chelsea në edicionin 202021, ku bëri 38 paraqitje, transmeton lajmi.net.
“Ai kishte dy vite në kontratë por duke ndjekur diskutimet e fundit me të dhe skuadrën, do largohet për një mundësi tjetër te Corinthains në Brazil, aty ku nisi karrierën”, shkruhet në komunikatë.
Willian nesër pritet ta kompletojë testet mjekësore te skuadra e re.
Best of luck at @Corinthians, @willianborges88 👊
— Arsenal (@Arsenal) August 30, 2021