Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se futbollistët, Art dhe Ermir Abazi nuk do të jenë më pjesë e skaudrës.
Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka bërë të ditur që futbollistët, Art Abazi dhe Ermir Abazi nuk do të jenë më pjesë e skuadrës, transmeton lajmi.net.
Arsyeja e largimit të dyshes është se Arti dhe Ermiri kanë kërkuar të largohen për të provuar një eksperiencë të re në karrierat e tyre.
Marrëveshja e largimit të tyre është bërë me akord dy-palësh ndërmjet klubit dhe futbollsitëve.
Megjithatë nuk është bërë i ditur destinacioni ku Ermiri dhe Arti do të shkojnë në të ardhmen.