Atalanta me në fund ka arritur marrëveshje të plotë me klubin belg, Genk për Joakim Maehle, marrëveshje që thuhet se vleu 10 milionë euro.
23-vjeçari do t’i bashkohet skuadrës italiane në afatin e janarit, përcjellë lajmi.net.
Maehle luan në pozicionin e mbrojtësit të krahut të djathtë dhe pritet të përshtatet në sistemin e Atalantas që preferon të jetë 3-4-2-1.
Danezi këtë edicion ka realizuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime në 16 ndeshje për Genk, kurse ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare.