Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Ballkani nuk ndalet, nënshkruan me dy kamerunas të talentuar

ZYRTARE: Ballkani nuk ndalet, nënshkruan me dy kamerunas të talentuar

FC Ballkani nuk ka të ndalur në këtë afat kalimtar, ndërsa së fundmi ka nënshkruar edhe me dy kameruans të talentuar.

Bëhet fjalë për Effa Lazare Tristan Dylan dhe Marius Stephane Tatkeu Yimkoua.

Klubi ardhjet e reja i ka quajtur si pjesë e  internacionalizimi i klubit, që është duke ndodhur me në krye trajnerin Ismet Munishi.

Effa Lazare Tristan Dylan  ka nënshkruar për katër vite me klubin.

Ai është 18 vjeçar, këmbëshpejtë dhe pozita e tij natyrale është sulmues anësor. Ka qenë pjesë e kombëtares së grupmoshave të reja të Kamerunit.

Ndërsa Marius Stephane Tatkeu Yimkoua është tjetri futbollist i cili ka firmosur me FC Ballkanin.

Edhe ai sikurse Effa, vjen nga kontinenti i Afrikës, përkatësisht shteti i Kamerunit.

Marius luan në mesfushë dhe në Kamerun ka qenë pjesë e grupmoshave të kombëtares nga vjen.