Fjalë Kyçe

Zyrtare: Balotelli rikthehet në skuadrën Italisë pas mungesës trevjeçare

Zyrtare: Balotelli rikthehet në skuadrën Italisë pas mungesës trevjeçare

Mario Balotelli është ftuar zyrtarisht nga Roberto Mancini për t’u rikthyer në skuadrën e Italisë.

Sulmuesi, i cili aktualisht është duke luajtur në Turqi te Adana Demirspor, ka marrë ftesën e parë nga Azzurrët që nga shtatori i vitit 2018, kur ishte luajtur 62 minuta kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Mancini e njeh shumë mirë Balotellin, pasi kanë bashkëpunuar në të kaluarën te Interi dhe te Manchester City.


31-vjeçari e ka shasnin për t’u bërë lojtar i rëndësishëm te Italia në ndeshjet e barazhit për kualifikim në Kampionatin Botëror, përcjell telegrafi.

Azzurrët duhet fillimisht ta mposhtin Maqedoninë e Veriut që më pas të përballen me fituesin e duelit Portugali-Turqi.