Fjalë Kyçe

Zyrtare: Basketbollisti i njohur pejan rikthehet në shtëpi, te KB Peja

Zyrtare: Basketbollisti i njohur pejan rikthehet në shtëpi, te KB Peja

KB Peja është përkujdesur për ‘dhuratën’ e fundvitit për tifozët e vet. Njëri nga basketbollistët më të dalluar vendor, Arti Hajdari, është rikthyer në ‘Kargaçi’.

Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, KB Peja ka njoftuar se kanë rikthyer në radhët e veta ish basketbollistin e tyre, Arti Hajdarin, i cili në gjysmësezon ishte pjesë e Feronikelit.

Basketbollisti pejan edhe më parë ka qenë pjesë e ‘verdhezinjeve’, ku ishte ndër më të dalluarit nga basketbollistët vendor. Hajdari ka nënshkruar kontratë me Pejën për këtë sezon dhe sezonin tjetër.

“KB Peja ka arritur marrëveshje me Arti Hajdarin për këtë sezonë dhe sezonën tjeter. Falemnderojmë ekipën dhe udhëheqësinë e KB Feronikelit për bashkëpunim në këtë transfer” – thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit nga Peja.