Bayern Munchen sapo ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit francez, Lucas Hernandez. Mbrojtësi i Atletico Madrid do të jetë bavarez nga 1 korriku i këtij viti.
ZYRTARE: Bayern Munchen bën blerjen më të shtrenjt në histori të klubit (FOTO)
March 27, 2019
Bayern Munchen sapo ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit francez, Lucas Hernandez. Mbrojtësi i Atletico Madrid do të jetë bavarez nga 1 korriku i këtij viti.
80 milionë euro i ka kushtuar blerja e Hernandez skuadrës gjermane.
“Jam shumë i lumtur që nënshkruam me njërin nga mbrojtësit më të mirë në botë. Hernandez mund të luaj si qendërmbrojtës apo edhe në të majtë, dhe kjo është përparësi e tij” ka thënë drejtori i Bayern, Salihamidzic.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme në karrierën time të futbollit. Bayern është një nga skuadrat më të mira në Evropë dhe jam krenar që do të jem pjesë e kësaj skuadre” ka thënë Hernandez.
Mbrojtësi francez është bërë blerja më e shtrenjt në botë në repartin defanziv, duke e kaluar shifrën që Liverpool kishte paguar për Van Dijk, për 75 milionë euro.