Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Bekim Balaj transferohet tek Nizhny Novgorod

ZYRTARE: Bekim Balaj transferohet tek Nizhny Novgorod

Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Bekim Balaj është tranferuar tek skuadra Nizhny Novgorod.

Balaj është rikthyer në Premierligën ruse pas dy vitesh qëndrimi në Austri tek skuadra, Strum Graz, shkruan lajmi.net.

Më herët ai ishte pjesë e Akhmat Grozny, skuadrës nga Çeçenia ku kishte regjistruar 61 paraqitje dhe kishte shënuar 12 gola.

Skuadra ruse, Nizhny Novgorod ka zyrtarizuar transferimin e Balaj përmes uebfaqes zyrtare të klubit.

Balaj u pyet për skuadrën e re, ku cilësoi si skuadër të mirë dhe ishte optimist për transferimin e tij.

“Po di disa gjëra për klubin, kur kuptova se do të luaja Nizhny, unë “kërkova” tërë internetin (buzëqesh me shaka)”m tha ai.

“Jam i lumtur dhe i kënaqur që jam këtu, është një qytet me të vërtetë i bukur”, shtoi ai.

“Klubi i Nizhny Novgorod është debutues në Premierligën ruse. Unë tashmë kam filluar stërvitjen, duke u njohur me djemtë dhe stafin e klubit dhe së bashku me skuadrën dua që me të vërtetë të jem gati në ndeshjen e hapjes në Sochi dhe të jem në formën më të mirë fizike”, deklaroi Bekim Balaj.