Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) i ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet të tjera selektorit të Kombëtares së Kosovës në kategorinë e burrave, Bernard Challandesit.
Zvicerani do të jetë në krye të shtabit teknik të dardanëve të rritur deri në vitin 2022.
FFK ka cituar sukseset e arritura nga ekipi kombëtar nën drejtimin e përzgjedhësit Challandes si arsye për rinovimin e kontratës, raporton Periskopi.
Kosova në fillim të muajit shtator do t’i ketë dy ndeshje të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombeve, Grupit C.