Fjalë Kyçe

Zyrtare: Broja transferohet tek Drita

Zyrtare: Broja transferohet tek Drita

Drita ka prezantuar transferimin më të ri në skuadër.

Bëhet fjalë për ish-anëtarin e Partizani Tirana, Rron Broja i cili që nga sezoni 2021/22 do të jetë pjesë e nënkampionit të Kosovës, Dritës.

Broja ishte pjesë e Trepçës 89′ në Superligë, Shkupit në Maqedoninë e Veriut dhe Partizani Tiranas në Shqipëri.

Ai cilësohet si njëri nga mesfushorët më të talentuar në vend.

Broja u prit nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ku dhe është prezantuar si lojtar i ri i “Intelektualëve”.

25 vjeçari kë nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Dritën dhe do ta bartë numrin katër në fanellë.