Fjalë Kyçe

ZYRTARE: CAS refuzon apelin e Federatës Ruse kundër sanksioneve të UEFA-së

ZYRTARE: CAS refuzon apelin e Federatës Ruse kundër sanksioneve të UEFA-së

CAS, Tribunali i Arbitrazhit të Sportit, ka refuzuar apelimin e Federatës Ruse të Futbollit kundër sanksioneve të UEFA-së, e cila ka pezulluar të gjitha ekipet kombëtare dhe klubet ruse nga garat ndërkombëtare.

Nga një shënim zyrtar i CAS shkruhet: “Vendimi i kontestuar mbetet në fuqi dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të pezullohen nga pjesëmarrja në kompeticionet e UEFA-së”, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, puna e CAS-it është duke vazhduar për apelimin ndaj vendimeve të FIFA-së, siç thuhet në shënim:

Procedurat e arbitrazhit të CAS vazhdojnë. Palët nuk kanë rënë dakord për një procedurë të përshpejtuar dhe seanca nuk është caktuar ende.

Në procedurat e arbitrazhit të nisura nga FUR kundër vendimeve të Këshillit të FIFA-së:

1) të pezullojë të gjitha ekipet dhe klubet ruse nga pjesëmarrja në garat e saj deri në njoftimin e mëtejshëm, dhe

2) t’i japë ekipit polak një “kalim” në finalen e “Rrugës B” të play-off-eve evropiane të Kupës së Botës FIFA 2022, që do të zhvillohet më 29 mars 2022,

Vendimet e CAS-it për kërkesat e FUR-së për pezullimin e ekzekutimit të vendimeve të FIFA-s për kohëzgjatjen e procedurave të CAS-it pritet të dalin në fund të kësaj jave.