Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Dani Alves bëhet me skuadër të re

ZYRTARE: Dani Alves bëhet me skuadër të re

Sao Paulo kanë konfirmuar nënshkrimin e ish mbrojtësit të PSG-së dhe yllit të Brazilit, Dani Alves.

Alves ka nënshkruar kontratë me gjigantin brazilian deri në dhjetor të vitit 2020, u njoftua të premten në mëngjes sipas kohës tonë lokale.

36 vjeçari, i cili për herë të parë në Evropë u transferua në vitin 2002, duke e lënë Bahia për Sevillan, ka qenë lojtar i lirë pas largimit nga PSG, tek e cila skuadër qëndroi për dy vite.

Dani Alves ka qenë i lidhur me ish klubin e tij, Barcelonën, e po ashtu edhe me një transferim në Premierligë, por veterani ka zgjedhur të kthehet në shtëpi, teksa shpreson të luajë edhe në Kupën e Botës në Katar në vitin 2022.

Kujtojmë se Dani Alves po ashtu ka veshur edhe fanellën e Juventusit në Serie A.