Fjalë Kyçe

ZYRTARE: Diego Forlan bëhet trajner i skuadrës së njohur

ZYRTARE: Diego Forlan bëhet trajner i skuadrës së njohur

Ish sulmuesi i Manchester United, Diego Forlan, është emëruar trajner te skuadra e madhe uruguaiane, Penarol.
Forlan te Penarol do të zëvendësojë ish trajnerin Diego Lopez.

Ish reprezentuesi i Uruguait, që me fanellën kombëtare regjistroi 112 ndeshje, është pensionuar nga futbolli në gusht të këtij viti, pas një karriere te Manchester United, Villarreal, Atletico Madrid dhe Inter.

“Të fillosh karrierën në një klub me kaq traditë si Penarol është më shumë sesa kam ëndërruar”, ka deklaruar Forlan, përcjell lajmi.net.

“Për mua është një gëzim i madh, një nder i madh që jam përzgjedhur për të qenë drejtues i këtij projekti”.