Dion Krasniqi ka kaluar te IF Elfsborg nga BoIS të Varberg, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.
I riu i talentuar që luanë në pozitën e sulmuesit ka thënë se ishte e lehtë të vendoste për kënaqësi Elfsborgun.
“Elfsborg ishte zgjedhja e natyrshme për mua. Është një klub shumë familjar dhe do të jetë emocionuese të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë fillimisht Dion Krasniqi.
Gjatë vitit 2023, Dion shënoi 6 gola dhe 2 asistime në Allsvenskan.
Krasniqi këtë vit ka debutuar edhe te Kosova U21, ku ka regjistruar pesë paraqitje. Te Kosova U21 ka luajtur me Besfort Zenelin, të cilin do ta ketë bashkëlojtar edhe tek Elfsborgu.
Elfsborg humbi titullin e kampionit vetëm në xhiron e fundit, duke pësuar nga Malmo.