Drenica ka zyrtarizuar transferimin më të ri të skuadres, shkruan Gazeta Alo.
Ky është njoftimi i klubit.
Rapuca, ardhja e re e Drenicës!
Mbrojtësi i djathtë, Kastriot Rapuca, ka firmosur kontratë tri vjeçare me klubin.
Ish- futbollisti i Ramiz Sadikut, për tri edicione do të bartë fanellën kuq e zi.
18 vjeçari, tashmë i është bashkuar skuadrës në stërvitje. Drejtuesit e klubit, edhe njëherë po e deshmojnë se u japin hapësirë talentëve të rinj.
Së shpejti ekipi do të kompletohet me përforcime tjera.