Drilon Hajrizi i është bashkuar KB Bashkimit nga klubi japonez Kanazawa Samuraiz.
Klubi prizrenas njoftoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook se Hajrizi edhe zyrtarisht i është bashkuar klubit.
Basketbollisti nga Mitrovica kthehet në Superligën e Kosovës pas një sezoni të kaluar në Japoni te skuadra e Samuraiz.
Samuraiz e kishte transferuar Hajrizin pikërisht në ditëlindjen e 26-të të tij. Ai u bë kosovari i parë që ka luajtur në basketbollin japonez.
Sigal Prishtinës ishte klubi i fundit për të cilin Hajrizi luajti në Kosovë, para se të nënshkruante kontratë për sezonin 2017-18 me japonezët, dhe tani do të kthehet në atdhe për t’i mbrojtur ngjyrat e Bashkimit.
Ndërkohë, sot gjatë ditës, Bashkimi e zyrtarizoi edhe emërimin e trajnerit të ri, kroatin Jeronimo Sarin.