Fjalë Kyçe

Zyrtare: Dy ish-kampionë të Kosovës i bashkohen Dukagjinit

Zyrtare: Dy ish-kampionë të Kosovës i bashkohen Dukagjinit

Skuadra e Dukagjinit vazhdon të përforcohet për stinorin pranveror të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.

“Klubi jonë përveç portës dhe mbrojtjes është përforcuar edhe në fazën mesfushë/sulmues e ku ka siguruar shërbimet e dy ish-kampionëve të Kosovës, Fuat Karabeg (KF Ferizaj) dhe Burim Qorri (KF Vëllaznimi) dhe një futbollist të ri Ardit Berisha (KS Besa Kavajë).

Mesfushori që ishte pjesë e Vëllaznimit në sezonin vjeshtor, tani bashkohet me klubin e Dukagjinit. Futbollisti Burim Qorri ishte edhe pjesë e klubit nga Drenasi, Feronikelit për disa vite e me të cilët u shpall edhe kampion i Kosovës.

Edhe një ish-kampion dikur me Hajvalinë, bëhet fjalë për Fuat Karabeg, që sezonin vjeshtor ishte pjesë e Ferizajt në Superligë. Ai po ashtu ishte pjesë e disa klubeve në Kosovë (Llapi, Vllaznia P, Gjilani).

Ne fazën sulmuese klubi ka angazhuar Ardit Berishën i zhvilluar te klubi korçar, Skënderbeu U19 pastaj të Besa e Kavajës”, thuhet në njoftimin e klubit.